Sport

“Pakti” mes Furyt e Wilderit po dëmton Joshuan

Foto: Reuters

Skenari i quajtur "më i keqi i mundshmi" nga kampi i Anthony Joshuas mund të bëhet edhe më i tmerrshëm nëse Tyson Fury mposht Deontay Wilderin në rimeçin për titull bote në versionin WBC, që pritet të organizohet në New York, në pranverë.

Wilder ka bërë të ditur se e drejta për një meç të tretë do të jetë në kontratë, që është pranë nënshkrimit, në rast se ai humb titullin e botës ndaj Furyt në përballjen e dytë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Ajo përballje do të mbahej në vjeshtë në një stadium futbolli në Angli, duke përjashtuar mundësinë për një mega-përballje mes Joshuas dhe fituesit të meçit Fury - Wilder në "Wembley" gjatë këtij viti.

Edhe më dëmtuese për ambiciet e Joshuas që të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshës së rëndë që nga Lennox Lewisi do të ishte nëse amerikani Wilder do të kthente brezin e kampionit në meçin e tretë.

Atëherë do të pritej meçi i katërt mes tyre në vitin 2020. E nëse përfshihet aty edhe një mbrojtje e detyrueshme e titullit të WBC-së, atëherë Joshua mund të përballet me kundërshtar më pak të njohur deri në vitin 2021, që do të ishte e rëndë për publicitetin e tij....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)