Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbja nga Barça ia prish ahengun Ronaldos

Cristiano Ronaldo raportohet se do të kalonte një vikend të mirë kur Real Madridi ishte nikoqir i Barcelonës në El Clasico, por çdo gjë përfundoi me zhgënjim kur Lionel Messi realizoi golin e fitores në sekondat e fundit.

Në vend që të festonte fitoren e Madridit në një aheng të organizuar nga e dashura e tij Georgina Rodriguez, Ronaldo ka mbetur i zhgënjyer nga goli i 500-të i Messit te Barcelona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediave në Portugali, Rodriguez do të organizonte një aheng pas ndeshjes në shtëpinë e Ronaldos në Madrid, për të mundësuar vazhdimin e festës pas ndeshjes në Santiago Bernabeu, raporton Goal.com.

Sidoqoftë, humbja nga rivali ka detyruar anulimin e ahengut – duke shtyrë Ronaldon që të anulojë gjitha ahengjet e ardhshme pas ndeshjeve të mëdha.