Sport

Patriots fiton kampionatin e futbollit amerikan

Ekipi New England Patriots ka fituar trofeun e kampionit në futbollin amerikan, duke mposhtur ekipin Los Angeles Rams, në ngjarjen më të madhe sportive në Shtetet e Bashkuara, e cila njihet ndryshe edhe si Super Bowl.

Fitorja me rezultat, 13-3, më 3 shkurt në Atlanta, i ka dhënë titullin e kampionit ekpit nga zona e Bostonit.

Këtë vit është mbajtur edicioni i 53-të i këtij kampionati, derisa është thënë të jetë ndjekur nga 100 milionë persona në televizionin kombëtar, transmeton evropa e lirë.

Finalja zakonisht mbahet në një vend neutral për të dyja ekipet.

Lojëtarët e Patriots kanë shënuar fitoren e gjashtë të këtij tituli në emër të ekipit, derisa rezultati përfundimtar ka qenë më i dobëti në gjithë historinë e mbajtjes së këtij kampionati.