Sport

Sharapova i rikthehet tenisit

Ish tenistja numër një në botë Maria Sharapova pas përfundimit të dënimit 15 mujor për doping do të luajë në ndeshjen e parë në Stuttgart të Gjermanisë.

Sharapova përfundon ditën e nesërme dënimin 15 mujor për doping të dhënë për shkak se vitin e kalur kishte rezultuar me substancën e ndaluar "meldonyum" në mostrën e marrë më 26 janar vitin e kaluar.

Ajo do të marrë pjesë për herë të parë në një ndeshje zyrtare pas eliminimit në çerekfinale të "Australia Open 2016" nga numri një në botë Serena Williams.

Tenistja Sharapova e cila ka fituar në 5 kampionate Grand Slam si Roland Garros (2012, 2014), Wimbledon (2004), US Open (2006) dhe Australia Open (2008), në ndeshjen e parë të organizuar do të përballet ditën e nesërme me italianen Roberta Vinci.

Në organizimin e zhvilluar nga Unioni i tenisteve për femra (WTA) dhe ku do të shpërndahet çmimin me një total prej 710 mijë dollarësh krahas numër 2 në botë Angelique Kerber do të ndeshen në tabelën kryesore edhe tenistet si Karolina Pliskova (3), Dominika Cibulkova (4), Simona Halep (5), Garbine Muguruza (6), Johanna Konta (7), Agnieszka Radwanska (8) dhe Svetlana Kuznetsova (9).

Sharapova kampionatin e fundit e ka fituar në turneun ndërkombëtar Brisbane të tenisit të mbajtur në Australi në vitin 2015.