Sport

Interi pëson edhe një humbje, mposhtet në shtëpi nga Bologna

Descriptive Text

Interi ka pësuar humbjen e dytë rresht në Serie A.

Pas disfatës nga Torino, ekipi nga Milano u mposht në shtëpi nga Bologna 0 me 1 në xhiron e 22-të të Serisë A.

Federico Santander realizoi golin e fitores për Bolognan në minutën e 32-të.

Interi mbetet i treti me 40 pikë në tabelë, 11 më pak se Napoli që është i dyti, e 20 më pak se Juventusi që mbetet lider. Milani si i katërti ka 35 pikë dhe Roma si e pesta ka 34. Dy ekipet luajnë më vonë kryendeshjen e javës.