Sport

Messi shpëton Barcelonën nga humbja ndaj Valencias

Foto: Reuters

Leo Messi nuk ka lejuar që Barcelona të befasohet në Camp Nou nga Valencia në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Mysafirët e nisën për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 24 përmes Gameiros, i cili shënoi pas asistimit nga Rodrigo, transmeton Koha.net.

E epërsinë për mysafirët e dyfishoi Parejo në minutën e 32 nga penaltia.

Në vazhdim të takimit Barcelona u kundërpërgjigj përmes Leo Messit i cili shënoi dy gola për t’i siguruar një pikë ekipit të tij nga ky takim.

Përkundër këtij barazimit Barcelona është në krye të tabelës me 50 pikë, derisa Valencia në vendin shtatë ka 30 pikë.