Futbollistet Edona Kryeziu, Arbenita Curaj e Viona Rexhepi kanë treguar për ecurinë e karrierës së tyre në futboll, duke nisur që në fëmijëri, në lagje ku janë rritur, pastaj në saje të mbështetjes së familjeve të tyre, ato kanë arritur këto suksese, që tanimë janë duke luajtur edhe për përfaqësueset shtetërore.
Arbenita e Viona luajnë për përfaqësuesen e Shqipërisë, ndërkaq Edona luan për Kosovën.
Por sukseset e këtyre futbollisteve është paraqitja e tyre në ekipin e Hajvalisë në garat ndërkombëtare, si ajo e Champions Ligës, që, ndonëse pa rezultate të mëdha, ekipi i Hajvalisë ka bërë lojë të mirë.
Futbollistet e ftuara në emisionin e RTK-s, “Mirëmëngjesi Kosovë”, ftuan moshataret e tyre femra por edhe te të rejat tjera që të angazhohen në këtë sport “burrëror”, ngase Kosova tanimë është në UEFA e FIFA, me çka i janë hapur rrugët e sukseseve futbollisteve të Kosovës, theksuan ato.
-
25 prill 2017 11:08
-
Shpërndaje në: