Sport

Bordi i Chelseat i pakënaqur me Sarrin që po kritikon lojtarët

Hierarkia e Chelseat raportohet se është e pakënaqur me vendimin e Maurizio Sarrit që të kritikojë publikisht lojtarët, duke përmendur në veçanti trajtimin e Callum Hudson-Odoit.

Chelsea do të përballet me Manchester Cityn në finalen e kupës EFL, por kanë fituar vetëm një prej katër ndeshjeve të fundit në Premier Ligë.

Sarri kritikoi lojtarët pas humbjes 2 me 0 nga Arsenali muajin e kaluar, ndërsa qëndrim të ngjashëm pati edhe në humbjen 4 me 0 nga Bournemouthi të mërkurën mbrëma.

Sipas gazetës “The Times”, Sarrit do t’i jepet edhe një tjetër shans për të kthyer formën te Chelsea, por bordi ka qenë i pakënaqur me kritikat ndaj lojtarëve.