Sport

Bakayoko shpreson të qëndrojë te Milani

Tiemoue Bakayoko ka pranuar se dëshiron të qëndrojë te Milani edhe pasi të skadojë huazimi i tij nga Chelsea gjatë verës.

Mesfushori francez dështoi të tregojë formën te “Blutë” në Londër, derisa ka shkëlqyer te Milani gjatë muajve të fundit.

Milani duhet të paguajë 35 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit në fund të sezonit, ndërsa drejtori sportiv i klubit italian, Leonardo, ka bërë të ditur se Milani do të jetë në gjendje të paguajë këtë çmim nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

“Kam dëgjuar çfarë ka thënë Leonardo, por nuk jam në pozitë të flas. Është çështje e Milanit dhe Chelseat. Qëndrimi në Milan është ëndërr e imja, por kam kontratë me Chelsean. Tani dëshiroj që të përfundojmë në top-katërshe. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Bakayoko për Corriere dello Sport.