Sport

Zapata nisi ngadalë, por tash ka lënë prapa edhe Ronaldon

Duvan Zapata nuk arriti të zërë vend në Përfaqësuesen e Kolumbisë për Botërorin e vitit të kaluar dhe transferimi i tij nga Sampdoria tek Atalanta në verën e vitit 2018 kaloi pa shumë bujë.

Por gjashtë muaj më vonë, Zapata është duke përjetuar një prej periudhave më të suksesshme të karrierës dhe forma e tij madje ka lënë në hije edhe atë të Cristiano Ronaldos me Juventusin, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Golat e Zapatas kanë ndihmuar Atalantan të ngjitet lartë në renditje në Serie A.

Zapata ka shënuar në secilën nga dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke realizuar 17 gola në këtë periudhë, përfshirë dy ndaj Juventusit të mërkurën mbrëma. Atalanta e eliminoi Juventusin nga Kupa e Italisë, duke e mposhtur 3:0 dhe ia shkaktoi humbjen e parë në garat vendore këtë stinor....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)