Sport

Kagawa largohet nga Dortmundi

Shinji Kagawa largohet përfundimisht nga Borussia Dortmund.

Japonezi që këtë sezon ka luajtur shumë pak me skuadrën verdhezi, do të transferohet në Turqi te ekipi i Besiktasit.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

“Kagawa është liruar nga të gjitha përgjegjësitë ndaj nesh dhe mund të transferohet ku të dojë ai”, ka theksuar Zorc, transmeton kp.

Kagawa ka luajtur edhe te Manchester Unitedi për një periudhë të shkurtër, ku nuk ka arritur ta gjente veten në kampionatin anglez dhe tani do ta nisë një aventurë të re në Superligën turke.