Sport

Gjimshiti i entuziazmuar për fitoren ndaj Juventusit

Foto: Reuters

Berat Gjimshiti e komenton me shumë entuziazëm suksesin e mbrëmshëm të Atalantës në Kupën e Italisë ndaj Juventusit.

Ai ishte protagonist në fushë, duke ndalur një emër të madh si Cristiano Ronaldo. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare vlerëson paraqitjen e skuadrës në tërësi.

“Jam shumë i kënaqur, edhe pse kurrë nuk i tregoj emocionet. Zhvilluam një ndeshje të madhe kundër skuadrës më të fortë të Italisë. Kemi mësuar nga gabimet e kryera ndaj Romës dhe u munduam të jepnim maksimumin. Arritëm të fitonim të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur”, u shpreh Gjimshiti, transmeton SS.

Gjimshiti e mbyll deklaratën, duke analizuar formën e tij në rritje.

“Kampioni nuk nisi mirë për mua, por tani jam shumë i lumtur dhe po më japin besim. Do të bëj gjithçka për t’ia shpërblyer trajnerit”, u shpreh ai.

Atalanta kaloi në gjysmëfinale të Kupës pas fitores prej 3 me 0 ndaj Juventusit në shtëpi.