Sport

Barcelona zyrtarizon kalimin e Suarezit tek Arsenali

Barcelona ka zyrtarizuar marrëveshjen për huazimin e mesfushorit Denis Suarez tek Arsenali.

Para kalimit tek Arsenali, Suarezi ka arritur marrëveshje për zgjatje të kontratës me Barçën, që e mban lojtar të katalonasve deri më 30 qershor 2021.

Arsenali do të paguajë pagën e lojtarit deri në fund të sezonit aktual, ndërsa në marrëveshje përfshihet edhe opsioni për blerje.