Sport

Conor McGregor një ditë pas dënimit, mburret me çfarë ka bërë

Conor McGregor është mburrur me atë se çfarë ka bërë në ‘final blow’, vetëm një ditë pasi u dënua me 6 muaj ndalim për t'u ndeshur dhe 50 mijë dollarë gjobë për sjelljen e tij, pas ndeshjes së humbur ndaj Khabib Nurmagomedov në UFC.

McGregor pasi humbi ndeshjen nga Nurmagomedov u sulmua nga anëtarët e ekipit të kundërshtarit, të cilin pastaj ai e goditi në fytyrë, transmeton koha.net.

Komisioni i UFC-së në Nevada ka votuar për të dënuar McGregor me gjashtë muaj ndalim e 50 mijë dollarë gjobë, ndërsa fituesin e ndeshjes, Khabib Nurmagomedov u dënua me nëntë muaj ndalim e 500 mijë euro gjobë.

McGregor sot, një ditë pas dënimit, ka shkruar për këtë në twitter, duke u mburrur që ka goditur sulmuesin e tij, anëtarin e ekipit të Khabib.

 



{gallery}