Sport

Roma ruan pozitën e dytë, mbetet larg Juves

Descriptive Text

Roma ka mposhtur Pescaran 1 me 4 në xhiron e 33-të të Series A për të mbajtur pozitën e dytë në tabelë.

Kevin Strootman dhe Radja Nainggolan shënuan dy golat e parë në pjesën e parë, ndërsa Mohamed Salah shënoi dy të tjerët para se Benali të ngushtonte epërsinë pas asistimit të Ledian Memushajt.

Tani Roma ka 75 pikë në tabelë, tetë më pak se Juve që prin dhe katër më shumë se Napoli që është i treti.

Në anën tjetër, Pescara me këtë ndeshje bëhet ekipi i parë që përfundimisht bie në Serie B, pasi nuk ka gjasa që të largohet as matematikisht nga tri pozitat e fundit.