Sport

Hajrizi, kosovari i vetëm i “katërshes së madhe”

Kishte bërë bujë në verën e vonshme të 2016-s kalimi i Drilon Hajrizit te skuadra e basketbollit Prishtina. Ishte prej transferimeve më të mëdha të basketbollit kosovar deri atëherë dhe vazhdon të llogaritet i tillë. Për kundërshtitë që kishte krijuar mbetet i pari në listë, pa shumë konkurrencë.

Basketbollisti mitrovicas kishte luajtur për Pejën prej 2013-s deri në vitin 2016 e deri në vitin 2013 ishte te Trepça, ku edhe u formua si lojtar. Dhe në një lëvizje për shumëkënd të papritur, Hajrizi kishte firmosur me Prishtinën, skuadrën më të madhe rivale si për Trepçën ashtu edhe për Pejën, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa klubet nuk bënë ndonjë zhurmë për kalimin e tij, ishin tifozët, sidomos ata të Trepçës, Torcida, që kundërshtuan një lëvizje të tillë. Për të bërë situatën edhe më dramatike, kundër Hajrizit dolën edhe tifozët e Prishtinës, Plisat.

Madje Plisat për kohë të gjatë kundërshtuan idenë që Hajrizi të luante për skuadrën e tyre të zemrës, me arsyetim se ai kishte fyer në të kaluarën ata. Për shkak të kundërshtimit të Plisave, të shprehur edhe me protestë në palestër, debutimi i Hajrizit te Prishtina ishte shtyrë për javë të tëra. Me ndërhyrje të drejtuesve të Prishtinës, ishte gjetur një kompromis i zorshëm dhe Hajrizi më në fund kishte nisur të luante me fanellën e kaltër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).