Sport

Morata i lumtur që u kthye te klubi i fëmijërisë

Descriptive Text

Alvaro Morata ka thënë se ishte e shkruar që të kthehej në klubin e fëmijërisë, Atletico Madridin.

26-vjeçari të hënë kompletoi transferimin tek Atletico në formë huazimi nga Chelsea.

Sulmuesi spanjoll kaloi te Chelsea për 60 milionë funte nga Real Madridi, por ishte lojtar i akademisë së Atleticos.

“Jeta ime ka marrë shumë kthesa, por ishte e shkruar që të arrija këtu. Jam krenar që po kthehem në klubin e fëmijërisë. Kam shumë kujtime të mira dhe do të thotë shumë për mua”, ka thënë Morata në prezantimin e tij tek Atletico.