Sport

Marseille ofron 20 milionë funte për Giroudin

Descriptive Text

Marseille raportohet se do të ofrojë 20 milionë funte për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Olivier Giroud.

Francezi në sezonin e fundit ka pasur vetëm tetë ndeshje si startues dhe 19 ndeshje tjera si zëvendësues.

Për këto ndeshje ai ka shënuar nëntë herë dhe ka dhuruar tri asistime.

Sipas “Sky Sports”, Marseille e ka vendosur Giroudin në maje të listës për transferime dhe janë gati të ofrojnë deri 20 milionë funte për futbollistin që ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2020.