Sport

Flaka, bursistja e vetme “e djegur”

Plot 19 sportistë kishin nënshkruar kontratat për të përfituar bursat olimpike, më 23 tetor të vitit 2017.

Bursat ishin siguruar kryesisht nga mjetet e Solidaritetit Olimpik, ndërsa janë ndarë dhe vazhdojnë të ndahen nga Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Ato janë të vlefshme për 36 muaj, pra deri në "Tokio 2020", ndërsa u janë ndarë sportistëve që sipas KOK-ut ishin më të mirët në vend në atë kohë dhe me potencial për normë olimpike.

Në mesin e 19 sportistëve ishte edhe notarja Flaka Pruthi, që ka përfituar nga 250 dollarë në muaj në emër të bursës olimpike. Por me një vendim të papritur, KOK-u ka ndërprerë bursën për notaren Pruthi. Kjo është bërë e ditur të hënën, kur është nënshkruar kontrata për bursë olimpike me notaren tjetër, Fjorda Shabani. Kështu Fjorda Shabani tash e tutje do të marrë bursën që deri tani i ka takuar Flaka Pruthit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)