Sport

Xhemaili mbetet te Bologna

Blerim Xhemaili nuk do të largohet nga Bologna gjatë këtij muaji edhe pse në parim kishte arritur marrëveshje me skuadrën e Udineses.

Sajti “calciomercato.com” ka njoftuar të hënën se te Bologna e shohin Xhemailin si të rëndësishëm për këtë edicion dhe kjo është arsyeja që kanë bllokuar transferimin e tij.

32-vjeçari është kapiten te Bologna, ekip që po lufton për mbijetesë në Serie A.

Këtë edicion, në 17 paraqitje ka shënuar një gol.

Ai karrierë ka bërë edhe te Montreali, Galatarasay, Genoa, Napoli, Parma, Torino, Boltoni e Zuerichu.