Sport

Capello: Lojtarët e Realit gjithmonë duan ta lëndojnë Messin

Fabio Capello thotë se lojtarët e Real Madridit duan që ta lëndojnë gjithmonë Lionel Messin.

Ish-trajneri i “Mbretërve” thotë se ndërhyrjet e Marcelos, që me bërryl e gjakosi Messin, si dhe ndërhyrja e Sergio Ramosit ishin “kriminale”.

Pas ndërhyrjes së Ramosit, ai u ndëshkua me të kuq, ndërsa në komentimin që bëri Capello në Fox Sports ka thënë se vendimi ishte i drejtë nga gjyqtari.

“E dini se sa herë që luhet El Clasico këtu, në Bernabeu, gjithmonë ata duan ta lëndojnë Messin dhe gjithmonë është një karton i kuq. Shikoni atë ndërhyrje! Ndërhyrje kriminale. Faull i pastër. Vendimi ishte i drejtë”, ka deklaruar ai.

Messi të dielën shënoi dy gola në triumfin 2 me 3. Me dy golat ai arriti në shifrën e 500 golave në karrierë për Barcelonën.