Sport

Me ngritjen e jashtëzakonshme të Lorianës, Kosovës i është shtuar edhe një shpresë olimpike

Ende nuk janë bërë dy vjet prej se Loriana Kuka ka nisur të garojë për Kosovën. Deri në fund të vitit 2016 ajo kishte zhvilluar karrierën në Zvicër dhe e kishte përfaqësuar këtë vend.

Me synim për të ngritur nivelin, që të bëhet xhudiste elitare, ajo kishte lënë Zvicrën dhe ishte vendosur në Pejë, për të punuar nën urdhrat e trajnerit Driton Kuka. Trajneri Kuka është axha i Lorianës. Garën e parë për Kosovën, Loriana e pati më 4 shkurt 2017 në Sofje. Nuk fitoi medalje në një garë që nuk ishte e nivelit më të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Koha kur Loriana nuk fitonte medalje në gara mesatare duket shumë e largët tani. Ajo ka bërë ngritje të jashtëzakonshme të nivelit për dy vjet punë në sallën e vogël të klubit "Ippon" në Pejë. Janë rezultatet ato që e dëshmojnë ngritjen e nivelit të Lorianës. Tashmë medaljet priten vazhdimisht prej saj. Dhe jo në gara mesatare, por në ato të nivelit të lartë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)