Sport

Juventusi s’lëshon pikë, mposht edhe Lazion

Foto: Reuters

Juventusi ka vazhduar me fitore në rrugën drejt titullit të radhës në Serie A.

“Zonja e Vjetër” këtë herë mposhti Lazion në kuadër të xhiros së 21-të, me rezultat 1 me 2.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Emre Can realizoi autogol për t’i dhënë epërsinë Lazios në minutën e 59-të, ndërsa Joao Cancelo barazoi gjithçka në minutën e 74-të. Cristiano Ronaldo realizoi nga penaltia në minutën e 89-të për fitoren e 19-të nga 21 ndeshje.

Te Lazio për 90 minuta mbrojti Thomas Strakosha, ndërsa në minutën e 81-të u inkuadrua edhe mesfushori Valon Berisha.

Juventusi prin bindshëm në tabelën e Serisë A me 59 pikë, 11 më shumë se Napoli që e ndjek.