Sport

Ramsey shpreson që Arsenali të fitojë FA Cup për Wengerin

Descriptive Text

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, thotë se është shumë i lumtur për kualifikimin në finalen e FA Cup dhe shpreson që trofeun ta fitojnë për hir të trajnerit Arsene Wenger.

Wenger, që është kritikuar ashpër nga tifozët për mos-sukses në vitet e fundit, të dielën arriti të dërgonte ekipin në finale të FA Cup pasi eliminoi Cityn e Guardiolas në gjysmëfinale.

“Ishte e rëndësishme për ne të siguronim finalen për të, për ne dhe për fansat dhe të kemi pak pozitivitet rreth nesh. Ai ishte shumë i lumtur për ne, por ne jemi të gëzuar që arritëm një finale për të. Ai e meriton dhe shpresojmë që të fitojmë për të”, ka deklaruar uellsiani.

Wenger ka fituar FA Cup gjashtë herë.