Sport

Familja e Salas falënderon për rinisjen e kërkimeve

Foto: Reuters

Familja e futbollistit të zhdukur, Emiliano Sala, ka falënderuar dhuruesit e 280 mijë funteve që u mblodhën për të rinisur kërkimin për të.

Sulmuesi i Cardiff Cityt ishte në fluturim me pilotin David Ibbotson, deri kur u zhdukën në Kanalin Anglez të hënën në mbrëmje.

Familja e Salas tani ka falënderuar donatorët për “bujarinë e jashtëzakonshme”.

Dy anije janë paguar për të vazhduar kërkimet të shtunën, raporton BBC.

Mbi 210 mijë euro janë mbledhur për kërkim privat të Salas

E ëma e lojtarit, Mercedes, dhe motra, Romina, janë pritur nga policia në Guernsey të dielën pasdite.

Ndër dhuruesit më të mëdhenj në faqen “GoFundMe” ishin yjet e Francës dhe PSG-së, Kylian Mbappe, ish-ylli i West Hamit, Dimitri Payet, e anësori i Leicesterit, Demarai Gray. Më shumë se katërmijë vetë dhuruan para. Caku prej 150 mijë eurosh u arrit për 24 orë, dhe dy anije private u nisën drejt detit për të nisur sërish kërkimet.

Në një mesazh të publikuar nga familja në faqen e donacionit, thuhet se “tragjedia është përtej futbollit” dhe paratë do të përdoren “ekskluzivisht për kërkime”.

Kërkimet e para zgjatën tre ditë në ishujt e Guernseyt dhe Alderneyt. Pas tre ditësh, autoritetet vendosën se ishte e pamundur të gjendeshin Sala dhe piloti.

{gallery}