Sport

Gjokoviqi mposht Nadalin, rrëmben titullin e shtatë rekord të “Australian Open”

Foto: Reuters

Novak Gjokoviqi ka fituar titullin e shtatë rekord “Australian Open” të dielën teksa shkatërroi Rafa Nadalin në sete 6-3 6-2 6-3 në fitoren e tij më dominuese në ndonjë Grand Slam ndaj spanjollit.

Finalja e madhe, që është e 53-ta mes tyre dhe e teta në një finale të madhe, nuk pati shumë diskutim, me serbin që duket i rikthyer në formë të plotë dhe që dominoi me rezultatin 6-3 6-2 6-3, transmeton Koha.net.

Pas fitores, Gjokoviqi ra në gjunjë dhe grushtoi në ajër në shenjë triumfi, pasi kaloi rekordet e mbajtura më herët nga Roger Federer dhe Roy Emerson që kanë nga gjashtë tituj në Melbourne dhe tani qëndron i vetëm me shtatë sosh.

Gjokoviqi me këtë fitore ka arritur në 15 trofe Grand Slam (7 Australian Open, 4 Wimbledon, 3 US Open dhe një Roland Garros).