Sport

Hudson-Odoi bën kërkesë për largim nga Chelsea

Foto: Reuters

Callum Hudson-Odoi so ka dorëzuar kërkesën e tij te Chelsea për t’u larguar pasi dëshiron një transferim te Bayern Munichu, raporton Sky Sports News.

Në më pak se një javë të mbetura për t’u mbyllur afati kalimtar i janarit, 18 vjeçari ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Chelsean, transmeton Koha.net.

Raportohet se Chelsea i ka ofruar 85 mijë funta në javë, megjithatë ai beson se e ardhmja e tij është te gjiganti bavarez.

Bayerni gjithashtu dëshiron ta ketë në radhët e veta Hudson-Odoin, për të cilin është i gatshëm të paguajë 35 milionë funte.