Sport

Quagliarella barazon rekordin e Batistutas

Ylli i Sampdorias, Fabio Quagliarella ka barazuar rekordin e Gabriel Batistutas duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A.

Quagliarella, që të enjten mbush 36 vjeç, është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në këtë edicion me 16 gola në total që e bën edhe top golashënues aktualisht në ligën italiane, transmeton Koha.net.

Në fitoren prej 4 me 0 ndaj Udineses ai shënoi dy golat e parë.

Kujtojmë se Batistuta kishte shënuar në 11 ndeshje radhazi në sezonin 1994-95 në fanellën e Fiorentinës.