Sport

Mata në radarin e Barçës

Barcelona ka kontaktuar me agjentin e Juan Matas, të cilin dëshiron ta transferojë në Camp Nou.

30-vjeçari ka kontratë me Manchester United deri në fund të këtij stinori dhe ende nuk ka vendosur të vazhdojë me “Djajtë e Kuq”.

Nëse Mata nuk rinovon me Unitedin, atëherë Barcelona është e gatshme të ndërhyjë dhe ta transferojë atë si futbollist të lirë, transmeton kp.

Mata përfiton 140 mijë funte në javë te Manchester United dhe te Barça po mendojnë t’i japin të njëjtën pagë vetëm që ta bindin për t’iu bashkuar ekipit të Ernesto Valverdes.