Sport

PSG-ja siguron shërbimet e dy mesfushorëve nga Serie A

Foto: Reuters

Paris Saint-Germain raportohet se ka siguruar shërbimet e dy mesfushorëve nga Serie A.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Romës, Leandro Paredes, si dhe atë të Napolit, Allan, transmeton Koha.net.

L’Equipe raporton se për Paredes gjiganti francez ka paguar 47 milionë euro, derisa për Allanin është pajtuar që të paguajë mbi 100 milionë euro.

Paredes raportohet se së shpejti do të kryejë testet mjekësore te PSG-ja para se të nënshkruajë kontratë katër vjet e gjysmë.