Sport

Keitany vendos rekord në maratonë të Londrës

Keniani Daniel Wanjiry ka arritur të përballojë një ofensivë të vonshme të etiopianit Kenenisa Bekele duke fituar të dielën në maratonë (vrapim në 42 kilometra e 195 metra) të Londrës me kohë 2:05:48 orë.

Triumfi i tij ka kompletuar triumfin e dyfishtë të Kenisë, pasi Mary Keitany fitoi për herë të tretë në karrierë maratonën e Londrës, por duke vendosur rekord bote në një garë vetëm me femra, me kohë 2:17:01 orë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Theu rekordin e britanikes Paula Radcliffe për 41 sekonda.

Radcliffe ende mban rekordin e përgjithshëm prej 2:15:25 orë, që e kishte vendosur në një garë të kombinuar me të dy gjinitë në maratonën e Londrës të vitit 2003, duke përdorur garuesit meshkuj për të ndihmuar të mbajë ritmin.

Federata Botërore e Atletikës (IAAF) njeh dy rekorde të botës në maratona për femra, një “me gjini të përziera” dhe një “vetëm femra”.

Etiopiani 34-vjeçar, Bekele, medalisti i trefishtë i artë olimpik në vrapime në 5000 e 10 mijë metra kishte shpresuar të thyente rekordin e botës të kenianit Dennis Kimetto prej 2:05:57 orësh, dhe kishte kërkuar nga mbajtësit e tempit që ta dërgonin te gjysma e garës të së dielës në kohë 1:01:30 orë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.