Sport

Zhduket aeroplani në të cilin besohet të jetë edhe një lojtar i Premier Ligës

Lojtari i Premier Ligës, argjentinasi Emiliano Sala, mendohet se është në aeroplanin i cili është zhdukur në mes të Francës e Cardiffit.

Mendohet se sulmuesi argjentinas është njëri nga 2 pasagjerët që gjendeshin në këtë aeroplan, i cili u zhduk nga radari të hënën mbrëma në Alderney, transmeton koha.net.

Cardiff City, të cilët e blenë 28 vjeçarin nga klubi francez Nantes të shtunën, kanë thënë se janë “duke kërkuar sqarime” mbi atë se çfarë ka ndodhur.

Aeroporti i Cardiffit ka konfirmuar se aeroplani Piper Malibu, në të cilin besohet se ishte futbollisti, është dashur të mbërrijë nga Nantesi, por se tani për tani nuk ka detaje të tjera për të.

Rojet bregdetare britanike kanë thënë se zhdukja e aeroplanit nuk është në zonën e kërkimit të tyre, megjithatë ata kanë dërguar 2 helikopterë për të ndihmuar.

Ndeshja e Nantesit në Kupën e Francës kundër Ententes, që pritej të zhvillohej të mërkurën, është shtyrë për të dielën.

{gallery}