Sport

Kovaqi “ia vë drynin” basketbollit në Pejë

Rënia e madhe e basketbollit në Pejë ka bërë që lojtarë të këtij qyteti, të njohur edhe si qytet i basketbollit, të paraqiten për klube të qyteteve të tjera.

Njëri prej tyre është Beqë Kovaqi, që në të gjitha skuadrat ku ka luajtur deri më tani ishte prej më efikasve. Kovaqi 25-vjeçar në afatin kalimtar dimëror kaloi prej klubit pejan Borea te Feronikeli i Drenasit, shkruan sot Koha Ditore.

Feronikeli luan në Ligën e Parë, por ka pretendime për Superligë. E ka mbyllur edicionin vjeshtor në vend të parë.

Lojtari i krahut, Kovaqi, kështu vetëm ka vazhduar trendin e lojtarëve të tjerë pejanë që kanë vendosur të luajnë në qytete të tjera, madje edhe në kategorinë e dytë. Në Superligë, më së shumti lojtarë pejanë aktualisht ka te Rahoveci, kurse edhe Golden Eagle Ylli po përfiton nga lojtarët e Pejës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)