Sport

Goretzka shkëlqen në fitoren e Bayernit ndaj Hoffenheimit

Foto: Reuters

Bayern Munich ka shënuar fitore në udhëtim te Hoffenheimi me rezultat prej 1 me 3.

Ishte mesfushori Leon Goretzka që ka pasur ndeshje të shkëlqyer duke shënuar dy golat e parë për bavarezët në pjesën e parë, transmeton Koha.net.

Në minutën e 59 vendasit ngushtuan rezultatin përmes Schulzit.

Megjithatë, Bayerni shënoi edhe njëherë përmes Robert Lewandowskit.

Në vendin e dytë Bayerni tani ka 39 pikë, kurse Hoffenheimi në vendin e shtatë ka 25 pikë.