Sport

Ronaldo përsëri mund të përballet me gjyqe

Foto: Reuters

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, pritet të kthehet në Madrid, por tani i thirrur për një seancë gjyqësore për evazion fiskal, nga e cila prokurorët spanjollë kërkojnë burgim 23 muaj dhe dënim me të holla.

Megjithatë, ligjet spanjolle thonë se nëse dënohet më pak se dy vjet, atëherë secili person nuk do të dërgohet prapa grilave, transmeton KTV.

Zyra e Prokurorit pati kërkuar dënim prej 5.7 milionë eurove të cilat, siç thuhet, janë paguar nga Ronaldo.

Megjithatë, e gjitha pritet të konfirmohet të martën në seancën e radhës gjyqësore për të.