Sport

Ozili “shkakton” tensione në hierarkinë e Milanit

Descriptive Text

Mesut Ozil është duke shkaktuar probleme brenda hierarkisë së Milanit me Paolo Maldinin dhe Ivan Gazidisin, që janë përplasur me njëri tjetrin për marrëveshjen me mesfushorin e Arsenalit.

Gjermani Ozil nuk është i pëlqyer nga trajneri Unai Emery dhe është shumë afër largimit nga Emirates, transmeton KTV.

Ai nuk ka qenë titullar tek Arsenali në katër duelet e fundit, edhe pse në dy prej tyre ishte duke punuar për t’u kthyer nga lëndimi i gjurit.

Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, marrëdhënia mes Gazidisit e Maldinit nuk është më e mira, për shkak të opinioneve të ndryshme që kanë për Ozilin.

Gazidis që ka punuar si shef ekzekutiv te Arsenali për afër 10 vjet, e mori të njëjtin rol te Milani në vitin 2017, dhe është kundër transferimit të Ozilit në Serie A. Ai beson se 30-vjeçari nuk do të përshtatej mirë në klub për shkak të moshës fillimisht, e më pas edhe për shkak të pagës së lartë, që do të ishte e papërballueshme për “Rossonerët”, pasi ai fiton 350 mijë funte në javë.

E, Maldini, i cili ka fituar shtatë tituj të Serisë A dhe pesë Kupa Evropiane me Milanin dhe e ka marrë rolin e drejtorit të zhvillimit dhe strategjisë së sportit, beson se “Kuqezinjtë” duhet me çdo kusht ta afrojnë një lojtar të kalibrit si Ozil.