Sport

Dembele shkëlqen ndaj Levantes, Barça në çerekfinale të Kupës

Foto: Barcelona

Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit pas fitores bindëse ndaj Levantes.

Vendasit shënuan fitore prej 3-0, me Dembelen që shkëlqeu në këtë takim, transmeton Koha.net.

Dembele shënoi dy gola të shpejtë në minutat 30 dhe 31, derisa në golin e dytë për të asistoi Messi.

E golin e fundit e shënoi Messi në minutën e 54.