Sport

Interi “bllokon” Skriniarin

Interi është duke punuar për t’ia vazhduar kontratën mbrojtësit Milan Skriniar.

Në shtëpinë nerazzure problemet kryesore janë vazhdimet e kontratave, që po përballen me shumë vështirësi, sidomos në rastin e Icardit, transmeton KTV.

Por, te Skriniari, i cili ka kontratë deri më 2022, drejtuesit e klubit i kanë bërë një ofertë të mirë për të vazhduar kontratën.

Tani i ka mbetur lojtarit dhe ekipit të tij menaxhues për ta shqyrtuar ofertën dhe për të vendosur deri në muajin shkurt, sipas gazetarit italian Di Marzio.