Sport

Reali humb nga Leganes por kualifikohet në çerekfinale të Kupës

Foto: Reuters

Leganes e ka mposhtur sonte Real Madridin në kuadër të Kupës së Mbretit.

Ndeshja është zhvilluar në kuadër të Kupës së Mbretit. Reali u mposht me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Martin Braitheaite (30’).

Por, përkundër humbjes Reali kualifikohet në çerekfinale të Kupës.

Rivali i përhershëm i Realit, Barcelona nesër në mbrëmje ndeshet me Levanten në kuadër të kësaj kupe.