Sport

Parisi i gatshëm ta shesë Rabiotin për 15 milionë euro

Paris Saint-Germain po mendon ta shesë mesfushorin francez Adrien Rabiot për 15 milionë euro në janar, raportoi "Marca".

Parisi po kërkon të fitojë pak nga shitja e Rabiotit, pasi në të kundërtën mesfushori do të largohet në verë pa dëmshpërblim.

Rabiot 23-vjeçar ka kontratë me Parisin deri në qershor dhe është duke u kërkuar nga disa skuadra të mëdha, përfshirë edhe nga Barcelona.

Rabioti ka shprehur dëshirën për t'iu bashkuar Barcelonës dhe te skuadra katalunase nuk duan të lëshojnë rastin për të transferuar atë, pasi kanë marrë mësim nga humbja e rastit për transferimin e Antoine Griezmannit.

Zyrtarët e Barcelonës synojnë të takohen me ata të Parisit së shpejti për të finalizuar transferimin.