Sport

Bilbao ka para me bollëk, por po përballet me rënie nga liga

Afati kalimtar është i hapur këtë muaj.

Për skuadrat që po luftojnë për të mbijetuar dhe evituar katastrofën financiare, është një mundësi e fundit për të forcuar mbrojtjen e ngathët apo sulmin e pasaktë për pjesën e dytë të stinorit.

Në mesin e atyre skuadrave është edhe Athletic Bilbao, që zë vendin e 16-të në La Liga që numëron 20 skuadra. Bilbao ka ndërruar një herë trajnerin këtë stinor.

Financiarisht Bilbao, një superfuqi shekullore në bregun verior të Spanjës, ka pak të përbashkëta me klubet që e gjejnë veten në vështirësi. Skuadra ka me bollëk para, me afro 200 milionë euro në llogari, me të cilat mund të përforcohet dhe të ngrihet në renditje e të largohet nga zona e rrezikshme.

Por, ndryshe nga skuadrat e tjera në afatin kalimtar, Bilbao nuk mund t’i shpenzojë ato miliona në çfarëdo lojtari.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)