Sport

Suarez shkëlqen në fitoren ndaj Eibarit

Foto: Reuters

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Eibarit për të mbajtur primatin në La Liga.

Katalunasit shënuan me rezultat prej 3-0, transmeton Koha.net.

Dy gola në këtë takim i shënoi Luis Suarez, derisa golin tjetër e shënoi Leo Messi.

Barcelona me 43 pikë është në krye të tabelës, e Eibari në vendin e 16 ka 22 pikë.