Barcelona, që kishte depozituar rekursin e fundit lidhur me pezullimin e Neymar, bëri të ditur të dielën së përfundimisht braziliani është jashtë formacionit për ‘El Clasicon’ e kampionatit të Spanjës ndaj Real Madrid në mbrëmje.
Neymar ka marrë një pezullim prej tre ndeshjes në kampionatin e Spanjës gjatë ndeshjes në Malaga (2-0) me 8 prill pas fyerjes së gjyqtarit të katërt të ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBraziliani nuk luajti në fundjavën e kaluar ndaj Real Sociedad (3-2), por Barça depozitoi të premten një rekours në gjykatën administrative te sportit (TAD) në Spanje, që nuk e analizoi çështjen në kohen dhe orën e duhur, transmeton kp.
“Pas mungesës së vendimit të gjykatës 12 orë para ndeshjes këtë mbrëmje, klubi ka vendosur që të mos e thërrasë Neymarin”, shkruante Barça në një njoftim zyrtar.