Sport

Reali i gatshëm të shkëmbejë dy lojtarë për Dybalan

Descriptive Text

Raportohet se Real Madridi është i gatshëm që t’i japë dy lojtarë vetëm që ta ketë në radhët e veta yllin e Juventusit, Paulo Dybala në afatin kalimtar të verës.

Sipas Don Balon, “Los Blancos” janë të gatshëm që t’ia ofrojnë kampionit të Serie A, Juventusit, sulmuesin spanjoll Alvaro Morata dhe kolumbianin James Rodriguez, transmeton Koha.net.

Dybala po kalon një formë të shkëlqyer me Juventusin, për të cilën ishte vendimtar në ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola.