Në vendin e obsesionuar pas futbollit, në Nigeri, talentet mund të gjenden në çdo kënd, por ka definitivisht diçka më të veçantë tek Ajegunle apo AJ City, siç njihet nga banorët lokalë.
Që nga vitet ‘90, Ajegunle ka prodhuar talente të shquara të futbollit. Emrat e famshëm si Taribo West, Odion Ighalo, Brown Ideye, Samson Siasia, Obafemi Martins, e Jonathan Akpoborie, të gjithë kanë nisur këtu, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJeta nuk është e lehtë për shumë banorë të kësaj lagjeje të varfër të Lagosit, përcjell Koha Ditore.
Ata duhet të përballen me nivel të lartë të krimit, si dhe me mungesë të ujit, me reduktime të energjisë elektrike apo edhe me mungesë të shërbimeve të shëndetësisë.
Por, cili është faktori që kontribuon në nxjerrjen e talenteve të futbollit nga Ajegunle? Është larshmëria.
"Është një komunitet me aq shumë njerëz nga etni të ndryshme", thotë Bennedict Ehenemba, një skaut i futbollit për klubet gjermane që është nga Ajegunle. "Ajegunle është vend ku jetojnë Yorubat, Igbot, Hausast, Itskerisët dhe të gjitha fiset e tjera në Nigeri. Është një vend ku mund të gjesh talente në Nigeri"...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.