Sport

Tottenhami kërkon 230 milionë euro për Eriksenin

Real Madridi vazhdon të insistojë për transferimin mesfushorit të Tottenhamit, Cristian Eriksen.

Por, për ta realizuar blerjen e futbollistit danez, Real Madridi duhet t’i thyej të gjitha rekorder te transferimeve, transmeton KTV.

Mediat në Angli, shkruajnë se Tottenhami është i gatshëm ta shesë Eriksenin, por kërkon 230 milionë euro.

Kontrata me klubin anglez, 26 vjeçarit i skadon në vitin 2020.

Nëse Reali paguan shumën që kërkon Tottenahmi, atëherë Erikseni do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në botë duke e thyer rekordin e Neymarit i cili nga Barcelona u transferua te Parisi për 222 milionë euro.