Sport

Reali konfirmon transferimin e Brahim Diazit

Real Madridi ka konfirmuar se ka siguruar shërbimet e Brahim Diazit nga Manchester City.

Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me Real Madridin dhe do të jetë lojtarë i “Mbretërve” deri më 2025, transmeton Koha.net.

Testet mjekësore do të mbahen nesër me ç’rast ai edhe do të prezantohet në Santiago Bernabeu.

Për shërbimet e tij raportohet se Real Madridi ka paguar 15 milionë funte, plus pesë të tjera bonuse.