Sport

Balotelli drejt Marseilles

Marseille është në kërkim të një sulmuesi për ta përforcuar pjesën ofansive të skuadrës dhe ka shprehur interesim për sulmuesin italian Mario Balotelli, raporton Le10Sport.

Sulmuesi i Nice ende nuk ka shënuar në këtë sezon në dhjetë paraqitje, por kishte shënuar 43 gola në dy sezonet e kaluara, transmeton Koha.net.

Ai tashmë e njeh mjaft mirë ligën franceze, derisa marsejezëve nuk do u kushtonte shumë transferimi i tij.

Gjithashtu raportohet se edhe Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për ish-sulmuesin e Liverpooli dhe Manchester Cityt.