Sport

Calciomercato flet për interesimin e Juventusit për Avdijajn

Descriptive Text

Mbiemri i Donis Avdijajt është shumë i vështirë për t’u shqiptuar, por me këmbët e tij ai arrin t’i thjeshtësojë gjërat.

Kështu e nis shkrimin e përditshmja italiane “Calciomercato.com”, që ka shkruar për interesimin e Juventusit për talentin 22-vjeçar të Përfaqësueses së Kosovës, transmeton KTV.

Futbollisti nga Kosova, ish-lojtar i Schalkes, luan në pozitën prapa sulmuesve, e pas kampionatit gjerman, u huazua në Sturm Graz, e më pas kaloi në Holandë, fillimisht te Roda, e më pas te Willem.

8 gola e 6 asistime në 17 paraqitje në Eredivisie dhe Kupën e Holandës, e kanë vënë atë si synim nga ekipe të njohura evropiane.