Sport

Juventusi e Interi në “luftë” për Tonalin dhe Chiesan

Raportohet se Juventusi e Interi kanë hyrë në garë për talentin e Brescias Sandro Tonali dhe atë të Fiorentinës, Federico Chiesa.

Tonali, që shihet Andrea Pirlo i ri, ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve italianë. Ai vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Derisa për Chiesan klubet do të duhej të paguanin më tepër për ta pasur në radhët e veta. Sipas këtyre raporteve thuhet se Fiorentina kërkon rreth 60 milionë euro për të.